LAJMI I FUNDIT:

“Du me t’pas” thotë Vesa Smolica në këngën e re, rrëfen detajet e projektit ‘të nxehtë’ (Foto/Video)

“Du me t’pas” thotë Vesa Smolica në këngën e re, rrëfen detajet e projektit ‘të nxehtë’ (Foto/Video)

Këngëtarja nga Gjakova Vesa Smolica nesër (e premte) do të publikojë projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Du me t’pas”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja ka rrëfyer më shumë rreth punës për këngën e re, e cila do ta sjell pak më ndryshe kësaj radhe atë.

“Kënga “Du me t’pas është realizuar nga producenti Çekiç, me tekst dhe melodi nga reperi Vig Poppa. Është këngë moderne e zhanrit dancehall dhe R&B, por ka edhe motive të muzikës afrikane pak a shumë, gjë që e bën ndoshta pak më të veçantë dhe diçka inovative për tregun tonë muzikor. Teksti flet për një vajzë që është e dashuruar me ishin e saj, të cilët nuk patën fatin të ishin në një lidhje afatgjatë dhe që vajza vazhdon të insistojë për hir të dashurisë që ka për të”, tha Vesa për Telegrafin.


Ndërkohë këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilit i është kushtuar kujdes të madh dhe kësaj radhe Vesa vjen më e ‘nxehtë’ se herët tjera. Ajo për Telegrafin tregoi se si kanë shkuar xhirimet për këtë projekt.

“Videoklipi është realizuar nga Imagine Films, të gjitha sekuencat e klipit janë xhiruar në Prishtinë, ndërsa dy janë në studio. E veçanta kësaj radhe nga klipet e mija që kam bërë, është ndryshimi në pamjen e jashtme me një stil ndryshe, por pa dalë nga vetja”.

Vesa Smolica, foto nga xhirimet e klipit.

“Du me t’pas” është kënga për të cilën Vesa ka punuar me përkushtim të madh, ndaj pret që nga ky projekt të marrë edhe suksesin e shumëdëshiruar.

“Pres të marr mbështetjen e duhur, duke filluar nga miqt, familjarët, shoqëria, kolegët dhe sidomos nga mediat, që është më e rëndësishmja”, u shpreh këngëtarja për Telegrafin.

Tash e disa vite Vesa Smolica vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore në vend, duke rrëfyer se është e kënaqur nga mikpritja që i bën publiku.

“Me koncerte jam tërë kohës e angazhuar në Kosovë dhe Shqipëri bashkë me bendin tim, me të cilin luajmë muzikë live, ndaj kjo ka qenë edhe arsyeja që projektin “Du me t’pas” e kam shtyrë deri më tani, shkas i angazhimit në koncerte”, përfundoi këngëtarja Smolica. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Magazina
Kalo në kategori