Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në lansimin e klubit afarist frankofon, duke i ofruar mbështetje të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Veseli ftoi investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, Kosova ofron perspektivë dhe shumë mundësi për investitorët e huaj.
“Përmes këtij mekanizmi që po lansohet sot do të hulumtohen mundësitë e bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me vendet anëtare të frankofonisë. Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, me burime të shumta natyrore , me një popullatë shumë vitale, e një rini që aspiron vlerat perëndimore, ofron një perspektivë të sigurt investive për kompanitë e huaja”, tha Veseli.
“Ne jemi duke përmirësuar me hapa të shpejtë ambientin e të bërit biznes në Kosovë. Jemi duke punuar në thjeshtimin e procedurave ligjore, eliminimin e barrierave burokratike, dhe funksionalizimin e ligjeve që stimulojnë sipërmarrësit e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe ligjet që garantojnë konkurrencën e lirë. Jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë faktor që pengon zhvillimin ekonomik të vendit, ngase prej këtij zhvillimi varet çdo proces tjetër që ka të bëjë me fuqizimin e shtetit ligjor, finalizimin e demokratizimit të shoqërisë, dhe ecjen përpara në integrimet euro-atlantike”, tha kryeparlamentari.
Ai u shpreh i bindur që me punën e tij, ky klub afarist frankofon, jo vetëm që do të sjellë investues të huaj që i nevojiten aq shumë Kosovës, por njëkohësisht do të mundësojë që edhe kompanitë kosovare të depërtojnë në tregjet e punës të vendeve anëtare të frankofonisë.
“Ne kemi nevojë urgjente në përmirësimin e bilancit tregtar me botën dhe ky mekanizëm që po lansojmë sot mund të arrijë rezultate pozitive në këtë drejtim. Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike me botën demokratike, marrja nga ne e përgjegjësive të reja në partneritetin euro-atlantik, janë orientime të palëkundura gjeostrategjike të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky është vizioni ynë perëndimor, për të cilin nuk kemi as dilema, as alternativa, por vetëm përkushtim shtetëror dhe qytetar”, deklaroi kryetari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite