LAJMI I FUNDIT:

Gruevski në takim me ambasadoren e Kinës, përsërit qëndimin e tij për zgjedhje të parakohshme

Gruevski në takim me ambasadoren e Kinës, përsërit qëndimin e tij për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me ambasadoren e Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen. Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike, qëndrimet e OBRM-PDUKM-së në lidhje me çështjet kyçe në vend si dhe bashkëpunimin në planin ekonomik me Republikën Popullore të Kinës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga OBRM-PDUKM-ja është theksuar se populli është i vetëdijshëm për gjendjen dhe për atë që po na ndodh në dy tre vitet e fundit. Për shumë punë që tani LSDM-ja i pranon, gjatë kohës së fushatës zgjedhore na akuzonte se po i gënjejmë qytetarët kur thonim se ata këtë do ta pranojnë. Jo vetëm që e miratuan atë që e përmendëm, por edhe pranuan masa të shumta të dalura nga një platformë e cila është krijuar në shtetin fqinj nga kryeministri i atjeshëm”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Gruevski edhe gjatë këtij takimi ka përsëritur qëndrimin e tij për të dalur nga kriza, zgjedhje të parakohshme ose LSDM-ja të largohet nga Deklarata shqiptare./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori