LAJMI I FUNDIT:

Avokati kërkon që Murat Jashari të dërgohet në QKUK (Video)

Avokati kërkon që Murat Jashari të dërgohet në QKUK (Video)

Emrush Kastrati, avokat i Murat Jasharit – të dyshuarit për tentim-vrasjen ndaj Azem Vllasit – ka dorëzuar sot, në Prokurorinë Speciale, dokumentacionin përkatës me çka kërkon që klienti i tij të marrë trajtimin adekuat mjekësor.

“Klienti im ka probleme shëndetësore dhe dokumentacionin për këtë çështje e kam pranuar nga familja e tij që jeton në Zvicër. Dokumenti i ka diku 15 faqe dhe është përkthyer në gjuhën shqipe. Po ashtu i jam drejtuar Prokurorisë Speciale me kërkesën që klienti im të dërgohet në klinikë adekuate për trajtim mjekësor”, ka thënë avokati për RTV Dukagjini.


Kastrati beson se Prokuroria do ta ofrojë mundësinë që klienti i tij të transferohet nga Burgu i Lipjanit për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mundësia e bartjes së të dyshuarit Jashari në Zvicër, atje ku ka jetuar, sipas avokatit tash nuk ekziston.

Murat Jashari është i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi me 13 maj të këtij viti. Një ditë më pas, Gjykata Themelore në Prishtinë për të dyshuarin vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, bashkë me të dyshuarin tjetër, Avni Llumnicën. Nën masën e arrestit shtëpiak është edhe Arsim Ibrahimi. /RTVD/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori