LAJMI I FUNDIT:

Dita botërore e ujit, paralajmërohet rritja e çmimit të ujit për pije

Dita botërore e ujit, paralajmërohet rritja e çmimit të ujit për pije

Institucionet po përgatisin rregullore e re për çmimin e ujit. Deri më tani askush nga kompetentët nuk tregon sa do të shtrenjtohet uji i pijshëm që qytetarët e marrin nga ujësjellësi i qytetit, vetëm paralajmërojnë se të gjitha ndërmarrjet komunale punojnë me humbje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë duam të paguajmë më pak për ujë, kuptohet të paguajmë çmim më të ulët, të kemi shpenzim më të ulët në muaj, por dikush për këto shërbime që na i ofron shpenzon para. Kjo do të thotë se shfrytëzohen disa para tjera të grumbulluara për mbulimin e shpenzimeve të këtilla”, deklaroi Stevo Temelkovski, zv.ministër i Mjedisit Jetësor.

Nga Komisioni rregullator për energjetikë shprehen se të gjitha vendimet që do të merren rreth kësaj risie, do të duhej doemos të kalojnë edhe në Këshillat e komunave.


Më shumë se 80% e ujërave të zeza kthehen në natyre të patrajtuara. Sipas analizave të Institutit për shëndet publik, uji i pijshëm në Maqedoni është i sigurt./Telegrafi/