LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Nuk duhet të kemi ushtri politike

Zemaj: Nuk duhet të kemi ushtri politike

Projektligji i iniciuar nga presidenca për transformimin e FSK-së, ndodhet në Qeverinë e Kosovës. Mirëpo, në LDK e cila po udhëheq me ekzekutivin janë ithtarë qe transformimi i FSK-së të bëhet në koordinim të plotë me ndërkombëtarët.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se është çështje procedurale e procedimit të mëtutjeshëm, por kjo sipas tij, duhet të bëhet në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarët të cilët e kanë mbështet Kosovën në ecjen e saj, por edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

“Kjo është edhe pritja ime andaj nuk e shohë si teme që dikush duhet shprehur nuanca të bajraktarizmit, kjo është një nder detyrat me serioze të kompletimit të shtetësisë së Kosovës. Andaj e kam thanë që nga dita e parë se kjo nuk është çështje ditësh, kërkon vigjilence, përkrahje dhe synim për të pasur një ushtri profesionale e më se paku politike”, ka thënë Zemaj për ‘Indeksonline’.


I pyetur, nëse Ushtria mund të bëhet ‘sebep’, për ta çuar vendin në zgjedhje, deputeti i LDK-së, thotë se kjo është diçka qe partnerët e këtij koalicioni e vlerësojnë.

“Edhe ashtu gati kemi hyrë ne afatin e zgjedhjeve të rregullta lokale. Sigurisht fokusi do jete aty”, ka shtuar ai.

Zemaj në këtë bisedë për ‘Indeksonline’, ka folur edhe për sondazhin e djeshëm të publikuar nga lëvizja Vetëvendosje për të cilin thotë se është për konsum të brendshëm.

“Nuk i komentoj sondazhet e partive, ndoshta janë për konsum të brendshëm. Me shume shihen si dëshire subjektive se sa diçka qe është reale.

Për subjektin tim politik LDK, sondazhet me te sakta janë ajo qe shohim nga kontaktet personale apo edhe nga takimet publike, me pjesëmarrje masive sidomos këto dite te fundit në qytete te ndryshme të Kosovës”, ka theksuar Zemaj.

Ndryshe, faktori ndërkombëtar veçanërisht ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe NATO është pozicionuar kundër qe transformimi i FSK-së të bëhet me ligj të thjeshtë.

Ndërkombëtaret duan qe kjo të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.