LAJMI I FUNDIT:

Ministri Stavileci debat live në Facebook me qytetarë për ‘Kosovën e Re’

Ministri Stavileci debat live në Facebook me qytetarë për ‘Kosovën e Re’

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të zhvillojë një debat live me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka njoftuar se qëllimi i debatit është transparenca e plotë rreth këtij projekti.

“Për tu siguruar që projekti i Termocentralit ‘Kosova e Re’ merr njohjen dhe transparencën e plotë dhe të nevojshme, dhe për tu përgjigjur në të gjitha pyetjet e mundshme nga mediat, dhe qytetarët e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ju fton në konferencën e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në rrjetet sociale, që në kohë reale të marrë pyetjet e gjithë pjesëmarrësve prezent si dhe qytetarëve të interesuar”, thekson njoftimi i MZHE-së.


Debati zhvillohet nga ora 14:00, në Amfiteatrin e Klan Kosova, Zona Industriale, Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë debat përveç ministri Blerand Stavileci do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e odave ekonomike, ekspertë të energjisë, përfaqësues të korporatave në sektorin e energjisë si dhe persona të tjerë. Moderimi i debatit do të bëhet nga Alejtin Berisha, profesor dhe drejtor i kolegjit “Universum”. /Telegrafi/