LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Tillerson kërkon miratimin e pranimit të Malit të Zi në NATO

SHBA: Tillerson kërkon miratimin e pranimit të Malit të Zi në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në një letër dërguar liderëve të Senatit ka kërkuar që të miratohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, duke thënë se “kjo është fuqishëm në interes të Shteteve të Bashkuara”, kanë raportuar mbrëmë mediat.

Në letrën dërguar më 7 mars, Tillerson ka argumentuar se pranimi i Malit të Zi në NATO, është mbështetje për integrimin, reformën demokratike, tregtinë, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, ka raportuar agjencia Reuters.

Për muaj të tërë, votimi në Senat për këtë çështje është shtyrë nga vërejtjet e dy senatorëve republikanë, Rand Paul dhe Mike Lee.


Paul e ka vënë në pyetje mençurinë e zemërimit të Rusisë, që e kundërshton zgjerimin e NATO-s, dhe e ka kundërshtuar çmimin e miratimit të anëtarësimit në NATO të këtij vendi të vogël, për të cilin thotë se nuk do të luaj rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Mali i Zi, me 650 mijë banorë, shpreson ta fitoj mbështetjen e të gjitha 28 shteteve të NATO-s me kohë, për tu bërë anëtar i plotë në samitin e NATO-s në muajin maj.

Deri tash është mbështetur nga 24 shtete aleate në NATO.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori