LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi në darkën me Monsinjor Vinzenzo Paglia në Ipeshkvinë e Kosovës (Foto)

Presidenti Thaçi në darkën me Monsinjor Vinzenzo Paglia në Ipeshkvinë e Kosovës (Foto)

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar darkë për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, ku ishte i ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë darkës kanë diskutuar për harmoninë ndërfetare si pasuri të paçmuar shumëvjeçare të Kosovës.

Sipas fotografive të postuara shihet se në darkë ishin të ftuar edhe deputetët të Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Thaçit:

“Në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, në darkën që Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka shtruar për arqipeshkvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor “Gjon Pali II” për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të mirënjohur të Sant’Egidio-s.

Diskutuam sërish për harmoninë ndërfetare si pasuri të paçmuar shumëvjeçare të Kosovës.

Kosova është vend i bashkëjetesës, harmonisë dhe dialogut ne mes feve. Ky është themeli i shtetit tonë dhe shembulli që po i japim Evropës dhe botës. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/