Agjencia Kundër Korrupsionit ka deponuar në Prokurori dhjetëra kallëzime penale, nën dyshime për korrupsion në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli i tha Radios Evropa e Lirë se niveli i korrupsionit vazhdon të jetë prezent në shumë institucione. Sipas tij, ndër fushat më të ndjeshme vazhdon të jetë ajo e prokurimit publik.
“Agjencia edhe gjatë këtij viti ka dhënë opinione dhe ka ushtruar kallëzime penale sa i përket natyrës së punës së prokurimit. Kjo fushë vazhdon të jetë më e ndjeshme sa i përket korrupsionit”, tha Havolli.
Tutje, Havolli tha po ashtu se agjencia ka trajtuar dhe po trajton raste për të cilat ka marrë informacione se persona të caktuar mund të jenë përfshirë në afera korruptive.
“Edhe gjatë këtij viti, Agjencia Kundër Korrupsion ka trajtuar një mori informatash nga kanale të ndryshme, si nga informatat anonime apo edhe nga institucionet e ndryshme”, tha Havolli.
Me miratimin e Ligjit për Prokurimin Publik në vitin 2003, i cili i ishte nënshtruar disa procedurave të plotësim-ndryshimit, ishte synuar parandalimi i korrupsionit.
Por, bazuar në hulumtimet e kryera nga Instituti Demokratik i Kosovës, del se ka keqmenaxhim në prokurimin publik, që konsiderohet si një prej sektorëve prej nga buron një pjesë e madhe e korrupsionit, për shkak te tenderëve.
Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo e cila vëzhgon dhe avokon kundër korrupsionit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se prokurimit publik vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha ku dyshohet për korrupsion.
“Prokurimi publik është një nga shqetësimet kryesore që kemi ne sepse kjo është mënyra se si bëhet korrupsioni në Kosovë, ku fondet publike kalojnë në mënyrë joligjore tek individët privatë, përmes prokurimit publik. Ky është një problem që na përcjell për shumë vite”, tha Canhasi.
Ndërkaq në organizatën “Fol”, thonë se korrupsioni mbetet ndër sfidat kryesore për shoqërinë e Kosovës.
Në një publikim të fundit të kësaj organizate të titulluar “Përtej numrave – performancë e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit”, është thënë se më shumë se gjysma e atyre që kanë qenë të akuzuar për korrupsion i kanë takuar sektorit publik.
Jeton Zulfaj, nga Lëvizja “Fol”, tha për Radion Evropa e Lirë se korrupsioni qeveritar mbetet ndër shqetësimet kryesore. Ai tha se kushtëzimi i shërbimeve publike në këmbim të favoreve apo përfitimit personal, është niveli më i përhapur i korrupsionit.
Megjithatë, sipas tij, ai që ka shkaktuar dhe po shkakton dëm më së shumti është korrupsioni në prokurimin publik.
“Mungesa e transparencës në publikimin e kontratave, faturave, favorizimi i kompanive të caktuara, monopoli i shkaktuar nga kompani të ndryshme në Kosovë, të cilat e kanë krijuar këtë monopol përmes tenderëve qeveritarë dhe forma të tjera, vazhdojnë të jenë burim i pasurimit të paligjshëm të shumë zyrtarëve qeveritarë dhe kompanive të lidhura me ta”, tha Zulfaj.
Zulfaj tha se rritja e transparencës rreth shpenzimit të parëse publike mbetet sfida kryesore e shoqërisë për të mbajtur përgjegjës personat që menaxhojnë me taksat e qytetarëve.
Bashkimi Evropian në pothuajse të gjitha raportet e tij për Kosovën, ka nënvizuar problemin e korrupsionit dhe në veçanti funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si të dobët.
Prokurimi publik në Kosovë për vite me radhë në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në vend.
Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje