LAJMI I FUNDIT:

Lista serbe kishte refuzuar 18 kërkesa për takime me zyrtarë të MFSK-së

Lista serbe kishte refuzuar 18 kërkesa për takime me zyrtarë të MFSK-së

Lista serbe i ka refuzuar diku 18 kërkesa për takime me kabinetin e ministrit të FSK-së.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Sipas tij, nga muaji prill deri në korrik të vitit 2016 kjo ministri i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për takime, mirëpo Lista Serbe me arsye të ndryshme nuk ka qenë e gatshme për këto takime.


“Nga muaji prill deri në korrikun e vitit 2016, nga kabineti im ne ua kemi dorëzuar diku 18 ftesa, qoftë me e-mail, qoftë me shkresa edhe në forma të ndryshme. Ftesën ua kemi bërë ministrave ashtu edhe deputetëve të Listës serbe për takim me të cilën do të bisedonim rreth mundësisë së dakordimit për votën e tyre për mandate kushtetuese. Asnjëherë nuk kemi pas përgjigje pozitive në këto kërkesa. Ka pas arsyetime të ndryshme që nuk kanë kohë për takim”, ka thënë Demolli për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori