Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të fushatës së shënimit të Ditës Botërore të Personave me sindromën Down, me moton “Një Shije Më Ndryshe” ka bërë hapjen e kafiterisë “X 21”, e cila ka të inkuadruar personat me sindromën Down në objektin ku edhe gjendet kjo shoqatë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se kjo çfarë ka bërë kjo shoqatë është ngritja e vetëdijes së shoqërisë që edhe personat me sindromën down meritojnë vëmendje.“Më shumë ka të bëjë me ngritje të vetëdijes në shoqëri por gjithashtu edhe të sigurohen të hyra me të cilat mirëmbahet dhe funksion shoqata edhe unë erdha me dhënë edhe kontributin tim një përkrahje për këtë aktivitet që e kanë bërë dhe të aktivizohen fëmijët, e dyta edhe për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë sonë për këtë kategori të cilët meritojnë vëmendje.
Ne si ministri po tentojmë t’i ndihmojmë me projekte të ndryshme, kemi dhe ide tjera të cilat përfundimisht ne do t’i përkrahim këto kategori dhe personat me aftësi të kufizuara, prandaj edhe sot jam këtu sepse edhe e ndiej si obligim”, ka thënë ai.Ministri Abrashi ka përcjell edhe një porosi edhe për komunat tjera të vendit duke thënë se aktivitete të tilla duhet të organizohen sa më shumë.
“Unë mendoj se duhet sepse kjo tregon që edhe këta e kanë vendin në shoqërinë tonë dhe janë pjesë e shoqërisë sonë nëpër komunat përkatëse dhe meritojnë të kenë vëmendjen edhe respektin, prandaj kjo çka ndodhi sot këtu është ngjarje e bukur dhe do të jetë model edhe për komunat tjera që edhe ata të organizojnë aktivitete të tilla”.
Ndërsa, Melita Bytyçi-Kelmendi nga Grupi Mbështetës i Prindërve në Shoqatën Down Syndrome ka theksuar që ideja e hapjes së kësaj kafiterie është që edhe personat me sindromën down mund të përfshihen në punësim.“Ideja dhe qëllimi është që komuniteti ose personat me Down Sindrom të përfshihen në punësim, edukim dhe në shëndetësi .
Prandaj si synim i Shoqatës Down Syndrom është edhe punësimi ose vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve që edhe personat me aftësi të kufizuara, me Down Syndrom munden të punojnë dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, ka pohuar ajo.
Bytyçi-Kelmendi, ka folur edhe për hartimin e draft ligjit për personat me aftësi të kufizuara duke thënë që shpreson që kur të sillet në Kuvend do të votohet nga deputetët.“Këtë vit është hartua edhe draft ligji i parë i cili do të dorëzohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë muajit mars që të përfshihen të gjitha shoqatat e personave me aftësi të kufizuara dhe të kemi një platformë ose një ligj të projektuar ose të dizajnuar por mbetet nga pushtetarët tonë që të votohet, të aprovohet dhe të amandamentohet ky ligj”, është shprehur ajo.
Në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimet Musliu, dhe kryetari i Shoqatës së të Verbërve Bujar Kadriu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje