Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe nga kjo amulli është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK – LDK nuk ka fuqi për t’i çuar përpara çështjet që janë me rëndësi vitale për shtetin.
“Ky koalicion qeverisës i ka numrat, por nuk ka fuqi politike të procedojë me çështjet vitale për Kosovën siç është çështja e ushtrisë dhe çështjet e tjera. Koalicioni PDKLDK nuk ka fuqi për t’i çuar përpara çështjet që janë me rëndësi vitale për shtetin. Vetëm me zgjedhje mund të dilet nga kjo krizë. Pra, insistojmë në zgjedhje sepse ato janë zgjidhja më e mirë”, është shprehur Lekaj.
Ai ka shtuar se AAK-ja është e gatshme dhe e përgatitur për të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndonëse aktualisht lideri i saj, Ramush Haradinaj, po mbahet padrejtësisht në Francë.
“Aktualisht kemi mungesën e liderit Ramush Haradinaj, i cili pa të drejtë po mbahet në Francë. Megjithatë, si parti jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të shkuar në zgjedhje dhe jemi mjaftë seriozë në këtë drejtim. Koalicion do të bëjmë me qytetarët dhe me askënd tjetër. Ne mendojmë se do t’i fitojmë këto zgjedhje”, ka theksuar Lekaj.
Në këtë intervistë Lekaj ka folur edhe për takimin e fundit ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës që është mbajtur në Tiranë javën e kaluar. Ai ka theksuar se takimet e tilla nuk duhet të vazhdojnë pasi nuk po sjellin rezultate pozitive.
“Këto iniciativa dhe takime nuk kanë pasur rezultate. Madje po mbahen vetëm si traditë sa për t’u takuar dhe për të biseduar, kurse në fund nuk po konkretizohen gjërat. Takimet e deritanishme nuk kanë qenë dobiprurëse. Me këto takime vetëm po humbim kohë. Pra, po humbim shumë kohë për t’u takuar dhe për të diskutuar, e fundi i tyre nuk po sjell asnjë rezultat pozitiv”, ka deklaruar Lekaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Planifikuan vrasjen e një personi, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Shkup: Goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, privohet nga liria shoferja 42 vjeçare
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve