LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Tetovë organizohet manifestimi letrar ‘Shtigje poetike’ (Foto)

Nesër në Tetovë organizohet manifestimi letrar ‘Shtigje poetike’ (Foto)
Ilustrim

Nesër, klubi letrar ‘Metafora’ në Tetovë organizon manifestimin letrar ‘Shtigje poetike’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kemi nderin t’ju ftojmë të merrni pjesë në shënimin e 21 marsit – Ditës botërore të poezisë, me ç’rast Klubi letrar ,,Metafora”, (i themeluar nga Shoqata për kulturë ,,Tradita” – Tetovë), do të organizojë Manifestimin letrar ndërkombëtar ,,Shtigje poetike”.


Kjo veprimtari letrare do të mbahet më 21 mars 2017 (e martë), në orën 19:00, në Klubin e artistëve ,,Oda”, në Tetovë. /Telegrafi/