Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar sugjerime nga qindra fermerë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla e të mesme gjatë turit të tij të dëgjimit që e ka zhvilluar të dielën në Komunën e Skenderajt dhe në Maliveshë.
Gjatë diskutimeve me fermerët e Komunës së Skenderajt, u propozuan ide për stimulimin më të madh të sektorit të përpunimit të qumështit dhe subvencionimit më të madh në perimtari e kultura tjera bujqësore, për çka ka potencial kjo komunë.
Përfaqësuesi i një biznesi përpunues të qumështit, Rrustem Rukolli, tha se prodhuesit vendorë dëmtohen rëndë nga lejimi që ju bëhet produkteve të huaja që nuk e plotësojnë kushtet dhe shiten nëpër Kosovë.
Ndërsa në bashkëbisedim me fermerët dhe përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Malishevës, Veseli mori sugjerime për hapjen e një shkolle të mesme profesionale e cila do të ndihmonte në shkollimin e kuadrove të reja për tu marrë me fushën e bujqësisë në përgjithësi, për çka sipas fermerëve, Komuna e Malishevës ka shumë përparësi.
Pasi dëgjoi vështirësitë me cilat përballen fermerët dhe bizneset e Skenderajt dhe Malishevës, lideri i PDK-së Kadri Veseli tha se sugjerimet e tyre do t’i shërbejnë për të ndikuar direkt në reformat e domosdoshme që shteti duhet ti ndërmerr për të stimuluar më shumë prodhimet vendore dhe për të krijuar mundësi të reja për fermerët dhe bizneset e reja, përmes të cilave siç tha Veseli do të krijohen edhe vende të reja të punës.
“Kjo është pjesa e zhvillimit ekonomik, bizneset e vogla dhe të mesme. Mos shikoni as majtë e as djathtë, ju jeni. Në momentin që ecni ju përpara, ka me ecë edhe ky vend përpara”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City