LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, me dron në luftë kundër hashashit

Shqipëria, me dron në luftë kundër hashashit

Rreth 350 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të Policisë së Shtetit blerja e një droni profesional, që pritet të vihet në përdorim nga uniformat blu brenda pak javësh.

Bëhet fjalë për një dron që është i aftë të fluturojë deri në lartësinë 800 metra, nga ku mund të fotografojë, filmojë dhe transmetojë në kohë reale në sallën operative se çfarë ndodh në terren.

Top Channel ka mësuar se droni është blerë në kompaninë Airbus, megjithëse për shkak se cilësohet “sekret shtetëror”, prokurimi i tij është kryer larg syve të publikut.


Por, për çfarë pritet t’i shërbejë ky mjet Policisë së Shtetit? Droni, që mund të qëndrojë në fluturim për më shumë se 2 orë, do të jetë në dispozicion kryesisht për mbështetjen e operacioneve policore, patrullimin dhe analizimin e zonave me risk të lartë kriminal apo zonave problematike dhe të thella, sa i takon kultivimit të kanabisit.

Droni aktualisht ndodhet në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ndërsa një staf i caktuar është trajnuar dhe certifikuar, pasi për përdorimin e tij nevojitet patentë piloti e veçantë, e barazvlefshme më atë të helikopterit.

Në fakt, prej 2 vjetësh Policia e Shtetit ka testuar edhe disa dronë për monitorimin e autostradave, por në fund u vendos të blihej një dron më i fuqishëm dhe multifunksional.

Përdorimi i dronëve policorë dhe ushtarakë njihet në mbarë botën, ndërsa për përdorimin civil në disa vende janë caktuar sanksione strikte, për shkak të rrezikut mbi cënimin e privatësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori