LAJMI I FUNDIT:

Rryma e mbyt një person në Tiranë

Rryma e mbyt një person në Tiranë

Trup i pajetë i një burri është gjetur pasditen e së shtunës në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Sipas të dhënave të policisë trupi i pajetë është gjetur në afërsi të një kabine elektrike.


Pas verifikimeve të kryera në trupin e viktimës dyshohet se ai ka humbur jetën nga kontakti me energjinë elektrike, transmeton TCH.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende, por mësohet se është rreth moshës 35-40 vjeç dhe i përket komunitetit rom.

Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes së tij.