Policia kufitare e Shqipërisë ka pranuar nga Qeveria e SHBA-së pajisje dhe mjete mjete të ndryshme në vlerë pre mbi 155 mijë dollarë.
Këto pajisje i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit, ku përfshihen komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për kontrollin e automjeteve, detektorë rrezatimi portative, ndërsa, për kontrollin e vijës së dytë fiberscope, endoscope dhe baster.
Për sa i përket pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër një mbështetje e konsiderueshme i është dhënë (Grupeve të Lëvizshme Operacionale) si 8 automjete 4×4 me kalueshmëri te lartë, 37 kamera termale, 32 dylbi nate e dite, jelekë antiplumb, pranga, 42 GPS me hartë, foto pajisje personale detektorë imazherik ”SMARTDEC elektrike dore, vegla pune etj.
Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim në Njësinë Speciale DELTA-Vlorë dhe në kufirin blu si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje speciale.
Pajisjet dhe mjetet janë:
• Pajisje për inspektimin e hapësirave të mbyllura, si depozitat e karburantit të automjeteve apo të tjera që nuk shikohen me sy të lirë. Përdoren për kontrollin e automjeteve në vijën e dytë .
• Pajisje për marrjen e transmetimin e pamjeve në zonat e caktuara ku instalohen, dhe që mundëson transmetimin e pamjeve në kohë reale në sallën e drejtimit, së bashku me aksesorët.
• Kamera sigurie me video kompresion, me kasë elektrike rezistente ndaj ujit.
• Motorrë për të gjitha terrenet, 4×4 së bashku me veshjet: xhup, doreza, këpucë me qafa dhe skafandë.
• Pajisje për diagnostikimin e defekteve/problemeve në motrrët e mjeteve lundruese, bashkë me aksesorët.
• Pajisje për kontrollin e rrymës elektrike, kryesisht të voltazhit.
Vlera e mjeteve dhe pajisjeve
Këto pajisje forcojnë kapacitetet e Policisë Kufitare dhe Migracionit:
• për të parandaluar dhe zbuluar aktivietet e ndryshme kriminale ndërkufitare kryesisht trafiqet e paligjshme dhe migracionin e paligjshëm.
• në identifikimin e trafikantëve apo të imigrantëve të parregullt nga smartdec-ët e instaluar në kufirin e gjelbër kryesisht me Greqinë, duke rritur aftësinë goditëse të Policisë Kufitare.
• munësojnë gadishmërinë dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, në përdorim nga Policia Kufitare, qoftë të atyre të transportit rrugor, por edhe të mjeteve të lundrimit.
• motorrat përbëjnë një risi në flotën e mjeteve të Policisë së Shtetit. Duke qënë mjete me kalueshmëri të lartë dhe me sistem 4×4, do të rrisin kapacitetet e Policisë Kufitare për mbikqyrjen e kufirit në terrene të vështira dhe me risk të lartë për ushtrim të aktiviteteve kriminale ndërkufitare.
Këto pajisje do të ndikojnë ndjeshëm për Kufirin dhe Migracionin në përmirësimin strategjik të sistemit të kontrollit kufitar, me qëllim shndërrimin e territorit të Shqipërisë si të papërshtatshëm për trafiqe të paligjshme (eksport/ ri-eksport/transit, etj).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City