LAJMI I FUNDIT:

Fillon edicioni i nëntë i ‘Big Brother Albania’

Fillon edicioni i nëntë i ‘Big Brother Albania’

“Big Brother 9” ka filluar këtë të shtunë nga ora 21:00. Produksioni i këtij edicioni është gati për t’i ofruar publikut një spektakël të madh dhe të shumëpritur.

Shikimi i “Big Brother” do të jetë tërësisht i ri këtë vit. Sepse siç e quan edhe autorja Alessia Grieco Vessicchio programet janë si martesat. Për t’i mbajtur gjallë, rinovimi është një domosdoshmëri.


“Është pothuajse gjithçka e re. Është i ri autori, janë të rinj autorët e tjerë, është i ri producenti, është i ri stafi, si dhe regjisori. Shikimi i Big Brother këtë vit është i gjithi i ri dhe kemi kërkuar të rinovojmë edhe formatin”.

“Do të kemi dashuri në këtë edicion sepse dashuria është gjithçka, është energjia, është emocioni. Është edicioni i dashurisë sepse do të luhet me dashuri. Por jo në një kuptim të vetëm, të themi dashuri në shumë kuptime, mes miqsh e bashkëpunëtorësh, thjesht dashuri”.

“Ajo është gjëja më e bukur që kemi për të dhënë. Është një sfidë e madhe sepse është hera e parë. E di që ka njerëz që kanë pritshmëri”, shprehet Alessia Grieco Vessicchio, autore e “Big Brother 9”.

Arbana Osmani është fytyra prezantuese edhe në këtë edicion të Big Brother (Instagram)

Por, fytyra e “Big Brother” do të jetë po ajo – Arbana Osmani, që i ka qëndruar besnike këtij spektakli që prej edicionit të parë, transmeton TCH.

“Do të shihni atë që keni dy vite që prisni të shihni: “Big Brother”, një program që është kthyer në një traditë, në një domosdoshmëri për audiencën shqiptare. Unë jam shumë e lumtur edhe me fat të jem edhe një herë prezantuesja e këtij formati televiziv, i cili dhuron kaq shumë emocione për publikun, por edhe për mua megjithëse është edicioni i 9”, thotë Arbana Osmani, moderatore e “Big Brother 9”.

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori