Bajram Gecaj është zyrtari i dytë në LDK që ka vazhduar debatin për zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Ka thënë se LDK asnjëherë s’është ndalur së kërkuar drejtësi për vrasjet politike. Ky reagim i Gecajt erdhi pasi deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha tha se zyrtarët e LDK-së janë legena dhe se vetëm para fushatave zgjedhore keqpërdorin vrasjet e pasluftës për qëllime politike.
Një deputet i Kuvendit të Kosovës tha sot se LDK keqpërdorë vrasjet e pasluftës për qëllime politike. Zafir Berisha, zyrtar i NISMA-s, tha se këtë temë partia e Isa Mustafës e hap sa herë është afër fushata zgjedhore.
Reagimi i Berishës erdhi pasi Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu kërkoi nga Shteti zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të zyrtarëve të kësaj partie.
Në këtë debat është përfshirë edhe Bajram Gecaj, Këshilltar i Kryetarit të LDK-së. Ka thënë se kjo parti asnjëherë s’është ndalur duke kërkuar drejtësi për vrasjet politike.
“Deklarime banale, të pavërteta dhe plotësisht jo të sinqerta janë ato që LDK përmend vrasjet politike vetëm para zgjedhjeve. Edhe ashtu ne jemi largë zgjedhjeve lokale dhe edhe më largë atyre qendrore. LDK nuk do të pushoi kurrë së kërkuari drejtësi për vrasjet dhe tentim-vrasjet ndaj aktivistëve ndër më të mirët të LDK-së”, ka reaguar Gecaj, nëpërmjet një reagimi në FB, shkruan Express.
“Vrasësit e tyre, pa marrë parasysh se ku janë të radhitur, janë ndër kriminelët më të ndyrë, sepse sulmuan mu palcën e shtetësisë së Kosovës”, ka shtuar ai.
Agim Veliu tha se duhet drejtësi për ata që i vranë si: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Latif Berisha, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyqi etj.
Zyrtari tjetër i LDK-së, Gecaj, tha se po shpresojnë se do të dallin para drejtësisë të gjithë ata që kanë dorë në vrasjen e zyrtarëve të LDK-së.
“Populli thotë se ‘asgjë nuk mbetet për atë dynja’, prandaj ne shpresojmë dhe gjithherë do të punojmë që kjo shprehje të materializohet”, ka shkruar Gecaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë