Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t’i sigurojë votat e nevojshme nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se janë duke u bërë përpjekje për kthimin e përfaqësuesve të subjektit politik, Lista Serbe në institucionet e Kosovës.
“Ne po shpresojmë që ata do të kthehen, sepse ka indikacione pozitive, por siç duket problem është Beogradi i cili ushtron ndikime negative në “, ka theksuar Gecaj.
Ratifikimi demarkacionit, si marrëveshje ndërkombëtare, kërkon të paktën 80 vota të deputetëve. Debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare kanë vazhduar dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e Kuvendit, kur Qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar deputetet e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të vendit lëvizja e lirë pa viza, drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian. Por, përfaqësuesit e partive opozitare në vend, vazhdojnë ta kundërshtojnë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre, nuk do të lejohet në asnjë formë që të rikthehet demarkacioni në versionin aktual të tij, që “e cenon rëndë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke ia humbur 8200 hektarë tokë”.
Mosmarrëveshje për këtë çështje ka edhe te deputetët e partive në pushtet [PDK-LDK]. Në të dyja grupet parlamentare ka deputetë, të cilët janë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe kundër saj.
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se pa një marrëveshje ndërmjet spektrit politik, kjo çështje vështirë se mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, deputetja Xhevahire Izmaku nga PDK-ja, ka thënë se për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova është vonuar shumë dhe se ajo duhet të përfundojë sa më parë.
“Shpeshherë ka dalë që [votimi ose qëndrimet] janë bërë edhe për çështje të egos së tyre personale”, është shprehur Izmaku, duke kërkuar nga kolegët e saj që të jenë më “racionalë në qëndrimet e tyre”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, ka theksuar se qëndrimi i tij për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi është kundër. Ai ka thënë se deri tash nuk ka ndonjë argument të ri që do ta bindë atë se demarkacioni është në rregull dhe se Kosova nuk po humb territor.
Komisioni shtetëror për matjen e territorit u ka dhënë garancitë e veta qytetarëve se Kosova nuk ka humbur territor me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ndërkohë, një komision tjetër, i pavarur, ka konstatuar se me ratifikimin e demarkacionit aktual Kosova do t’ia falte Malit të Zi territor në sipërfaqe prej 70.44 kilometrash katrorë.
Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua në verën e vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, ndërkohë që Kuvendi i Malit të Zi e ka miratuar të njëjtën pak kohë pas nënshkrimit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A