Republika e Kosovës ka vite që ka filluar grumbullimin e rezervave shtetërore, sidomos artikuj të nevojshëm, të cilët duhet të shfrytëzohen për nevojat e furnizimit të qytetarëve në raste të luftës apo fatkeqësive të ndryshme.
Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë, nuk japin ndonjë shifër se sa është buxheti për këto rezerva, por, sipas tyre, buxheti është i konsiderueshëm.
Në anën tjetër, sipas Planit strategjik për rezerva të vitit 2016- 2018, thuhet se buxheti për këto tre vjet është 360 mijë euro.
Por, sipas këtij plani, rezerva të grurit, që konsiderohen kryesore për furnizim të qytetarëve, ka për 20 ditë për nevojat e konsumit për gjithë popullatën, sheqer – 15 ditë për nevojat e konsumit për 20.000 banorë, kurse nafta dhe derivatet e saj, për tri ditë të importit të përgjithshëm vjetor.
Ndryshe, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thonë se në bazë të kornizës afatmesme të shpenzimeve 2018-2020, është duke u diskutuar mundësia e rritjes së buxhetit për rezervat shtetërore.
Në anën tjetër, përfaqësues të konsumatorëve thonë se shuma e mjeteve dhe sasia e rezervave shtetërore, është e pamjaftueshëm për rastet e mundshme emergjente.
Selatin Kaçaniku, udhëheqës i Organizatës joqeveritare “Konsumatori” thotë për Radion Evropa e Lirë, se rezervat duhet të jenë në proporcion me numrin e banorëve të Kosovës, pasi, siç thotë ai, rezervat aktuale nuk mjaftojnë as për dy orë.
“Ka katastrofa elementare që prekin një numër më të madh sesa numri prej 20 mijë banorësh. Dhe, nëse ne këto rezerva i pjesëtojmë me një shifër prej dy milionësh, atëherë këto rezerva që thuhet se janë për 20 ditë, nuk do të mjaftojnë as për dy orë”, vlerëson Kaçaniku.
Në anën tjetër, Shaban Halimi, ish-drejtor i Departamentit të rezervave shtetërore të mallrave, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se rezervat shtetërore reflektojnë fuqinë ekonomike të një vendi.Duke marrë parasysh të ardhurat për kokë banori, Halimi konsideron se rezervat shtetërorejanë të mjaftueshme .
Ai, madje, thotë se nëse krahasohet sasia e rezervave me vendet e rajonit, Kosova nuk qëndron keq.
“Nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera, apo me vendet e rajonit, ne qëndrojmë mirë, përjashtuar Serbinë, e cila ka më tepër rezerva të ushqimit, sepse ka grurë të mjaftueshëm. Kurse me shtetet tjera, Kosova është mesatare. Por, a ka nevojë shteti për rezerva më të mëdha?”.
“Normalisht, që sipas fuqisë që kemi, për ta siguruar qytetarin me ushqim, karburante, me medikamente të listës esenciale, është edhe më mirë. Por, kjo është mundësia momentale që shteti ka mundësi që të ndajë nga buxheti i vet, për rezerva”, thekson Halimi për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, produktet që konsiderohen si rezerva shtetërore, menaxhohen nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa sipas legjislacionit, kontraktohen operatorët ekonomikë për ruajtje, të cilët po ashtu mbikëqyren vazhdimisht./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze