Studimet tregojnë se 6 në 10 njerëz shohin ose dëgjojnë të dashurit e tyre të vdekur
Ata thonë se në fakt halucinacionet janë të zakonshme, por shumë njerëz kanë frikë se po çmenden dhe nuk jua përmendin miqve të tyre.
6 në 10 njerëz që janë në zi kanë treguar se kanë parë ose dëgjuar të vdekurit e tyre të dashur.
Në mesin e njerëzve, rreth 30-60% kanë përjetuar gjëra të tilla si për shembull bashkëshortin e tyre të ulur në karrige apo i kanë dëgjuar të thërrasin emrin e tyre sipas shkencëtarëve.
Kërkuesit e Universitetit të Milanos thanë se ka një përhapje shumë të lartë të këtyre “përvojave të halucinacioneve pas humbjes së një njeriu të dashur” në ata persona që nuk kanë histori të çrregullimeve mendore.
Studiuesit arritën në këto konkluzione, pasi rishikuan studimet që ishin kryer më parë në lidhje me këtë çështje.
Në raportin e botuar në “Journal of Affective Disorders” thuhet se ky studim jep konsistencë dhe i ligjëron këto fenomene. Studiuesit thanë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën fiziologjike dhe patologjike të saj.
Jacqueline Hayes, një akademike në University of Roehampton ka studiuar fenomenin duke intervistuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë humbur bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit ose miqtë.
Njerëzit raportonin vizionet, zërat, ndjenjën sikur dikush i prek ose një ndjenjë të pranisë së dikujt që nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më shqisat.
Mirëpo çfarë të reje sjell kjo?
Raporti vijon me një tjetër hulumtim nga “University of Southampton”, i cili sugjeron se mund të ketë një jetë pas vdekjes.
Ky studim, gjeti prova se vetëdija mund të vazhdojë për të paktën disa minuta pas vdekjes klinike, gjë e cila më parë ishte e pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak