LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për president të Serbisë: Mes të vërtetës dhe votave, zgjedh të vërtetën – Kosovën shtet!

Kandidati për president të Serbisë: Mes të vërtetës dhe votave, zgjedh të vërtetën – Kosovën shtet!

Pse në Kosovë nuk shkohet pa pasaportë? Pse paratë e taksave nga Kosova nuk shkojnë në arkën e Serbisë? Dhe, pse Ushtria e Policia serbe u tërhoqën pas kapitullimit, pra pas Marrëveshjes së Kumanovës? Sepse, më 1999 Kosovën e kanë humbur Sllobodan Millosheviqi, Mira Markoviqi dhe Vojisllav Shesheli, me e ndihmësit e tyre dhe me politikën gabuar, ka thënë kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak.

“Mendoj se qytetarët e këtij vendi duhet të përballen me të vërtetën, pa marrë parasysh sa e dhimbshme është ajo”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi. “Kam thënë se problemet me të cilat përballet Serbia kërkojnë të marrim përgjegjësi për shumë vendime. Njohja e pavarësisë faktike të Kosovës është një prej vendimeve të tilla. Pra, në emër të paqes në Ballkan, të ardhmes evropiane të Serbisë dhe të një pajtimi historik mes dy popujve, shpreh gatishmërinë për ta marr këtë vendim. Sa i përket përqindjes së votave: nëse duhet të zgjedh mes të vërtetës dhe të votave, do ta zgjedh të vërtetën. Sepse mbyllja e njërit sy para të vërtetës dhe popullzmi u bien popullit për koke”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori