LAJMI I FUNDIT:

BE: Tregu i përbashkët ballkanik mund t’i hapë 80 mijë vende pune

BE: Tregu i përbashkët ballkanik mund t’i hapë 80 mijë vende pune

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dje i kanë inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ta krijuar tregun e përbashkët, i cili do të mund t’i krijonte më se 80 mijë vende të reja të punës, në këtë rajon me papunësi të lartë.

“Për një perspektivë të shkurtër dhe të mesme, me këtë do të lejoheshin më se 80 mijë vende pune në rajon”, u tha mbrëmë gazetarëve në Sarajevë, komisionari për fqinjësi të mirë dhe negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Këto komente ai i bëri pas takimit të liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.


Të gjitha këto shtete synojnë anëtarësim në BE.

Hahn e ka lavdëruar nismën e liderëve për krijimin e tregut të përbashkët, me të cilin, sipas tij, do të nënkuptohet largimi i “pengesave për të lejuar rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve”, raporton AFP

“Ky është, po ashtu, kontribut i fuqishëm në përgatitje për integrim të mëtejshëm kah Bashkimi Evropian”, tha Hahn. /Telegrafi/