LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin, Sead Koçan do të ndiqet

Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin, Sead Koçan do të ndiqet

Gjykata e Apelit në seancën e sotme solli vendim me të cilin e vërtetoi paraburgimin si masë paraprake që më herët e solli Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i mëhershëm i Këshillit Penal në Gjykatën Themelore të Shkupit, ishte me tre akuza, ndërsa tani pas vendimit të Gjykatës së Apelit është vetëm me një akuzë, për shkak të rreziku të arratisjes.

Sead Koçan prej kur e lëshoi vendin, avokati i tij njoftoi se ai është në udhëtim zyrtarë për biznes dhe se vendimi për paraburgim nuk është i drejtë./Telegrafi/