LAJMI I FUNDIT:

Të premten fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin

Të premten fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të premten do të fillojë testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin.

“Prej nesër, fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin tonë”, shkruan Shpend në Facebook.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Prishtinës ka vizituar punët në Fabrikën e re të ujit. Ai pati thënë se  fabrika është gati që pas datës 17 mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 orë ujë.