LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: Nëse do ta braktisnim ASHAM-in, do të ishte vetëm një dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd (Foto)

Zeqiri: Nëse do ta braktisnim ASHAM-in, do të ishte vetëm një dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd (Foto)

Profesori universitar, Izet Zeqiri dhe njëherit edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth debatit të fundit të ASHAM-it në ditën kur edhe u mbajtë asambleja vjetore e 50-të, por edhe akuzave ndaj akademikëve shqiptarë në lidhje me atë se anëtarët shqiptarë duhet të braktisin ASHAM-in përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zeqiri shkruan se ASHAM ende nuk është në nivelin ideal që duhet të jetë, por drejtimi që i kemi dhënë ne anëtarët shqiptare kësaj akademie na bën optimist në arritjen e qëllimit final dhe nuk na lejon të heqim dore nga ky mision. Akuzat, vlerëson Zeqiri, do të jenë të përkohshme dhe le te bien vetëm ndaj nesh.

‘Braktisja e ASHAM-it nga akademikët shqiptarë do të ishte vetëm nje dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd, por do te na dëmtonte neve shqiptarëve. Ne duam të vazhdojmë sukseset, përparimin dhe pavaresinë e Akademisë dhe jo te ikim nga përgjegjësia’, shkruan ndër të tjera anëtari i ASHAM-it. /Telegrafi/