LAJMI I FUNDIT:

Daka: KQZ e gatshme për zgjedhje, por s’e besoj që do të ketë

Daka: KQZ e gatshme për zgjedhje, por s’e besoj që do të ketë

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm për të organizuar zgjedhje të parakohshme nëse kjo gjë kërkohet.

Ajo ka deklaruar se KQZ tashmë e ka kaluar provimin në organizimin e zgjedhjeve, por në bindjen e saj personale ka theksuar se nuk beson të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Klan Kosova.

“KQZ e ka obligim kushtetues që të organizojë zgjedhje sa herë kërkohen. Normalisht që ato të parakohshmet janë sfiduese. Por nëse presidenti i vendit i shpall, neve nuk na mbetet tjetër veç t’i organizojmë. Nuk do të ishte e para herë që organizojmë zgjedhje. Në fakt, prejse jam kryetare e këtij institucioni asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje në afat të rregullt. Do të ishte më mirë që ato të organizoheshin në afat optimal, megjithatë”.


“Konsideroj që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky është mendimi im personal, jo si kryetare e Komisionit Qëndro Zgjedhor”.

“Zgjedhjet më sfiduese kanë qenë ato lokale të vitit 2013. Sepse janë mbajtur për të parën herë në të gjithë territorin e Kosovës. Edhe në komunat me shumicë serbe”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori