Avokati Azem Vllasi ka thënë se ata që deshën ta vrasin atë dhe po pretendojnë të kenë listë për të vrarë të tjerë shqiptarë, nuk janë veçse mercenarë të armiqve të popullit shqiptar.
Ai ka deklaruar se kurrë nuk e ka njohur dorasin, Murat Jashari, dhe se i vjen keq që ka qëlluar të jetë vëllai i heroit Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, njofton Klan Kosova.
Vllasi ka theksuar se për bindjen e tij vrasja e tij ishte e porositur dhe me tendencë për të shkaktuar destabilizim të Kosovës, duke shtuar se në të mund të jetë përfshirë shërbimi sekret serb.
“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë Murat Jasharin. Unë e di që Murat Jashari është i familjes Jashari. Thashë, ku qëlloi ky ta fëlliqë emrin e tyre. Më pas kam dëgjuar në media që është vëllai i komandant Kumanovës, që ka merita shumë të mëdha. Por ja që qëlloi ky që ia fëlliqë emrin”, tha Vllasi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Konkludim imi logjik është se është njeri i porositur prej dikujt. I shtyrë, e me gjasë edhe i paguar. Jam çuditur që e ka pranuar menjëherë fajësinë. Kjo më bën të mendoj që ky ishte atentat i porositur. Ky nuk ishte i Kosovës. Ishte i Kumanovës. Atje përzihet spiunazhi serb shumë. Vetëm e di që po luhen lojëra të mëdha rreth nesh dhe mes nesh. Për ta destabilizuar Kosovën dhe për të futur frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Ata që kanë qëllime të këqija ndaj Kosovës mendojnë që luajnë si maca me miun”, tha avokati Vllasi.
“Kjo është e çuditshme. Çmenduri. Nëse merren në shënjestër njerëz të ndryshëm të njohur sipas funksionit, do të thotë që është e nxitur dhe financuar prej dikujt. Prandaj unë nuk mund t’i quaj ndryshe vec mercenarë të paguar nga armiqtë e popullit shqiptar. Ata kanë qëllim ta destabilizojnë vendin. Kam dëgjuar të përmenden ngjarjet e vitit ’81, që nuk e di çfarë lidhje kanë me kohën tonë. Ata që porosisin gjëra të tilla, njerëzit nuk i gjejnë nga radhët e profesorëve, por të tillë si ai që deshi të më vrasë mua. Mund të jenë vegla të kujtdo për një grusht para, apo motive tjera”, gtha Vllasi.
Ai ka thënë se nuk i pranon vërejtet e enveristëve, të markistëve dhe të ngjajshmëve.
Vllasi ka theksuar se për bindjen e tij Enver Hoxha ishte diktator i vrazhdë, ndërsa imitonte diktatorin e BRSS-së së atëbotshme, Joseph Vissarionovich Stalin, me mënyrën e ushtrimit të pushtetit, njofton Klan Kosova.
“Nëse marksistët na bëjnë vërejtje që ne kemi qenë komunistë, atëherë kjo me të vërtetë është qesharake. Bizare. Sa i pëket librit, kam punuar në të, për të lënë dëshmi autentike. Personi që më ka sulmuar mua nuk ka lexuar kurrë në jetë libër”.
“Enver Hoxha ishte tip i diktatorit në variantin e vrazhdë. Ai e ka pasur idol Stalinin nga mënyra e qeverisjes – e ka imituar atë. E ka pasur Stalinin idol jo për bindjen komuniste, por për ushtrimin e pushtetit. Me atë stalinizëm, të gjithë bota e ka ditur që Jugosllavia është komuniste”. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite