Auditimi i programit për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike ishte tema e dytë që sot shqyrtoi Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Për të raportuar në lidhje me këtë auditim në Komision është ftuar ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.
Edhe Rrahmani mori kritika sikurse kolegu i tij nga Ministria e Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, i cili u kritikua nga deputetët në lidhje me raportin.
Deputeti i PDK-së Avdyl Imeri, kërkoi nga ministri të dijë nëse rastet trajtohen në bazë të urgjencës dhe se a ka ndërhyrje në raste të përzgjedhjes së pacientëve.
“Është mirë që këto procedura të përshpejtohen. Ta zëmë kjo ndërhyrja , ta zëmë dikush mund ta ketë dikë përpara që me pas parasysh njëfarë administrimi të të dhënave edhe mënyrën prej datës kur aplikon me u marrë në mënyrë të rregullt e jo unë ka aplikuar me datën 15 e ai me datën 20 edhe del para meje. Është çështje me të cilën duhet me pas kujdes se është e ndjeshme te pacientët”, tha Imeri.
Synavere Rusha nga LDK pati një propozim në këtë mbledhje. Ajo tha se do të ishte më mirë që mjetet e ndara për pacientë jashtë vendit të shfrytëzohen në blerje të aparaturave.
“Shihet që shuma për vitin 2015 ka qenë rreth 7.8 milionë euro, dhe për vitin 2014 janë 7.9 milionë euro. Janë diku 100 mijë euro më pak se në vitin 2015. …Trajtimi jashtë institucioneve u adresohet atyre pacientëve të cilët nuk marrin shërbime brenda institucioneve dhe kushtet tona nuk i lejojnë ato mundësi. Prandaj janë një kategori e personave që ndihmohen dhe duhet pasur kujdes kur ti trajtojmë…Mendoj që kjo shumë të zvogëlohet dhe të kemi mundësi për aparatura më të mira më moderne dhe thjeshtë këto shërbime t’i marrin brenda institucioneve tona se një vlerë që është afër rreth 8 milionë euro të shkohet në blerje të aparaturave”, tha Rusha.
Deputeti Ali Sadriu, tha se udhëzimi administrativ duhet që të ndryshohet urgjentisht.
“Ky proces ka filluar në vitin 2002, me një udhëzim administrativ tjetër që ndërkohë e kishin ndërruar dhe mund të themi që në atë udhëzim kishit lënë shumëçka që duhet me u shqyrtuar se ajo e ka hap derën edhe nuk është rastësi që tani i ke ato proceset e stentës. Kam parasysh kompetencat e sekretarit të përhershëm e keni lënë deri në 9 mijë euro ai vendos vet . Pa e njoftuar ministrin fare. Unë nuk e di si e ka lejuar Ministria e Financave këtë udhëzim administrativ dhe ketë do ta bisedoj me ministrin e Financave”, tha Sadriu.
Ndërsa Enver Hoti nga Nisma është interesuar arsyen pse Ministria nuk informon pacientët të cilët kërkojnë mjete financiare, për mos aprovim të kërkesës së tyre.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve ministri Rrahmani tregoi se posa e ka marr punës si ministër i ka filluar procedurat për ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ.
“Ne iu kemi përveshur punën që ta përmirësojmë situatën në shfrytëzimin e këtij programi që është subvencionim i shërbimeve shëndetësore të cilat mund të ofrohen brenda institucioneve tona publike. E kemi bërë ndryshimin e Udhëzimit të parë e kemi bërë plotësim ndryshimin e udhëzimit në fakt i cili në një periudhë të tillë të adresimit nuk ka mund me i analizuar të gjitha sfidat që janë paraqit më vonë edhe që kanë qenë në trashëgimin edhe proceset më herët.
Kemi kërkuar nga zyra e ministrit një Auditim të brendshëm të procesit dhe i kemi evidentuar pothuajse këto parregullsi që i ka evidentua edhe Auditori. Për të cilat ne kemi marrë masa dhe vërehet se në vitin 2015-të ka pasur përmirësime dhe segmente ku ka pasur mundësi të përmirësohet aty për aty.. Janë bëre ndryshime që sigurisht do të rrisin transparencën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve sikurse që janë bërë ndryshime me një farë mënyre do të lehtësojnë format e aplikimit…Kemi vendosur edhe çmimet referente si shtojcë të UA-së”, tha Rrahmani.
Ai i ka informuar po ashtu anëtarët e Komisionit se qysh nga dje është në proces të dëgjimit publik drafti i ri për Udhëzimin Administrativ.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak