LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: Rregulla demokratike kërkon që qeveri të formojë ai që ka shumicë parlamentare

Vajgl: Rregulla demokratike kërkon që qeveri të formojë ai që ka shumicë parlamentare

Sipas korrespondentit të AIM-së nga Brukseli, eurodeputeti dhe njiherit raportuesi për Maqedonin, Ivo Vajgl, ka deklaruar se rregulla demokratike kërkon që qeveri të formojë ai që ka shumicë parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vajgl konsideron se veprimi i Edi Ramës mund të dënohet, por nuk është problem mjaft i madh sa për të mos formuar qeveri dhe për t’u thelluar konfliktet ndëretnike.

”Si veprim mund të dënohet, por ky nuk është një problem i madh për të mos u formuar qeveria dhe për t’u thelluar konfliktet ndëretnike. Kjo nuk është e mirë dhe është e dëmshme edhe për interesat e Maqedonisë si shtet”, deklaroi Vajgl.


Vajgl thotë se është i shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni dhe se nuk e ka mbështetur asnjërën palë, duke shtuar se nuk ka tjetër mundësi përpos që qeveri të formojë ai që mund të sigurojë shumicë parlamentare.

”Dihet se si luhet me rregullat demokratike, ai që është i aftë të ketë shumicë në parlament ka të drejtë të formojë qeveri. këtu nuk ka asnjë tjetër mundësi”, tha Vajgl./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori