LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrime proruse (Video)

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja nuk ka qëndrime proruse (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qenë sërish i ftuar në emisionin ”Click” në TV21 ku ka folur për situatën e tanishme politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka deklaruar se Kuvendi nuk duhet të thirret pa ndonjë marrëveshje paraprake ndërmjet partive më të mëdhaja shqiptare dhe maqedonase.

”Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, OBRM-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake”, deklaroi Ahmeti.


Ahmeti tha se Deklarata politike shqiptare keqpërdoret për politikë ditore, ndërkaq kryetari Ivanov e përdor si pretekst për mos ta dhënë mandatin, duke shtuar se asgjë e rrezikshme nuk përfshihet në atë deklaratë.

I pyetur se përse nuk i kanë adresuar çështjet që përfshihen në Deklaratë në këtë mandat dhjetëvjeçarë, Ahmeti ka deklaruar se tani është momenti i duhur. Për gjuhën shqipe, Ahmeti thotë se nuk është përmbyllur, e as Marrëveshja e Ohrit.

”Ne nuk mund të mbetemi peng i situatave. Ne kërkojmë përfundimisht që statusi dhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe tani të përmbyllet. Gjuha shqipe të jetë në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet e shtetit”, shtoi Ahmeti.

Në lidhje me OBRM-PDUKM-në, Ahmeti thotë se nuk sheh tendencë proruse te kjo parti dhe se nuk do të ishte pjesë e qeverisë nëse do të shihej një gjë e këtillë.

”Unë nuk kam vërejtur anësim dhe nuk kam vërejtur implementim të politikave ndryshe nga ato perëndimore në këto hapësira, sepse po të kisha vërejtur një tendencë të tillë unë nuk do të isha në partneritet për organizim të qeverisë dhe të këtij shteti”, u shpreh Ahmeti.

Lideri i BDI-së foli edhe për Lëvizjen Besa, njëra nga nënshkrueset e marrëveshjes.

”Mund që me keqardhje të them se në atë takim ku është hartuar dhe jemi marrë vesh me partitë politike shqiptare që veprojnë këtu në Maqedoni, nuk ju është përgjigjur thirrjes një pargi politike e quajtur Besa. Ata vazhduan edhe më tutje duke i bërë thirrje, letër të hapur kryeministrit të shqipërisë, q ai të pranojë autorësinë. Një autorësi të paqenë sepse ai nuk ka qenë autor dhe unë në këtë rast nuk dua as ta arsyetoj e as ta amnistoj Shqipërinë, sepse Rama bëri një akt vëllazëror”, përfundoi Ali Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori