LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili i kundërpërgjigjet Milaim Zekës që sipas këngëtares i ofendoi nënën e ndjerë (Foto)

Adelina Ismaili i kundërpërgjigjet Milaim Zekës që sipas këngëtares i ofendoi nënën e ndjerë (Foto)

Nuk reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale në periudhën shumë të vështirë pas humbjes së nënës, përkundër ngushëllimeve të shumta.

E ishte një fjali e gazetarit Milaim Zeka ajo e cila bëri që këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur si diva e skenës muzikore shqiptare të reagojë e nevrikosur në Facebook.

Në replikë me këngëtaren, Milaim Zeka për Express, hodhi akuza se Adelina bashkë më nënën kishin gjetur strehim dhe mbrojte direkte në Beograd nga she i shërbimit sekret të Sllobodan Millosheviqit, Stanishiq.


Imazh i vitit 1996, Adelina Ismaili flet për UÇK-në dhe zbulon se kush janë dy komandantët e Facebookut (Foto)
Lexo po ashtu Imazh i vitit 1996, Adelina Ismaili flet për UÇK-në dhe zbulon se kush janë dy komandantët e Facebookut (Foto)

‘Dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojt në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka quar në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërkuar mbrojtje në Beograd direkt prej shet të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas më mbrojte sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit’ deklaroi Zeka për Express.

E kjo nuk është kapërdirë aspak lehtë nga këngëtarja e cila në reagimin e gjatë, të cilin e ka konsideruar si të fundit është shprehur.

E fundit për ty Milaim dhe Milaimat tjerë…Nuk jeni kaq të “sertë” kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurrë nuk iu kam marr seriozisht, as unë dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them unë?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siç ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nëse ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afruar as nuk do të arrini me iu afruar deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t’ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falënderuar. Sikur ky popull, që kurrë nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë…
Ti e din që kurrë nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende një vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falënderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellësh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fituar pare e like. A bon me chill tash? A.I. 
 /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori