LAJMI I FUNDIT:

Provoi të tregonte aftësitë e vozitjes, përfundoi jashtë rrugës (Video)

Provoi të tregonte aftësitë e vozitjes, përfundoi jashtë rrugës (Video)

Shoferi i makinës Mustang, është filmuar duke dashur të bënte lakesa në rrugë të lagur dhe derisa binte shi, por e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në skaj.

Madje, ai doli nga rruga dhe u afrua pranë dyqanit ku shiten veturat Lamborghini, transmeton Telegrafi.


Meqenëse nuk ka pësuar ndonjë lëndim, apo dëmtim të veturës luksoze, miqtë e tij e kanë postuar videon në rrjete sociale, që ta shohin edhe të tjerët momentin dramatik.

Në komentet e shumta, kërkohet që shoferët të mos bëjnë veprime të tilla në rrugë të hapura, e aq më pak në mot me shi.

Kohëve të fundit, janë shtuar rastet kur drejtuesit e papërvojë të makinave sportive që kanë mbi 500 kuajfuqi, po e humbin kontrollin dhe po shkaktojnë aksidente. /Telegrafi/