Adem Grabovci do të dëshmojë sot në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre në rastin MTPT.
Ai në fillim u betua se do ta thotë të vërtetën.
Para se Grabovci të vinte për ta dhënë dëshminë, prokurori Charles Hardaway, tha se prokuroria gjatë marrjes në pyetje të tij do të fokusohet në disa ‘sms’.
“Në lidhje me dokumentet të cilat prokuroria ka për qëllim që t’i përdorë gjatë marrjes në pyetje të këtij dëshmitari, posaçërisht me SMS, përveç atyre që janë paraqitur në regjistratorët pas ngritjes së aktakuzës”, tha prokurori i rastit Hardaway.
Kësaj iu kundërpërgjigj përfaqësuesi i të akuzuarit Limajt, avokati anglez Kharim Khan, i cili tha se për këtë dokumentacion prokuroria nuk e ka informuar as gjykatën e as mbrojtjen.
“Ne nuk kemi ditur asgjë për këto dokumente që prokuroria dëshiron të mbështetet deri më sot. Për këtë arsye prokurorit duhet t’i mohohet e drejta që të mbështetet në to”, tha Khan.
Por trupi gjykues mori aktvendim që Adem Grabovci ta japë dëshminë e tij, pasi që zyra e prokurorisë nuk është e obliguar që t’i zbulojë dokumentet të cilat do t’i përdorë para se të marrë në pyetje dëshmitarin.
Në procesin e njëjtë me Limajn për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.
Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025