LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti drejtorin e KNKK-së, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Thaçi priti drejtorin e KNKK-së, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Drejtorin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, i shoqëruar nga shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi ka theksuar se roli i KNKK-së në periudha të ndryshme ka qenë përcaktues për tejkalimin e sfidave të ndryshme që ka pas populli i Kosovës.


“Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë popullit para dhe pas luftës në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e personave të pagjetur.

Presidenti Thaçi i ka shprehur mbështetje të plotë KNKK-së në zbardhjen e fatit të pagjeturve nga të gjitha komunitetet.

Nga ana tjetër, Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, e ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen e dhënë.

Presidenti Thaçi dhe Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore kanë biseduar edhe për iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i cili është mirëpritur nga familjet e të pagjeturve nga të gjitha komunitetet në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori