Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, duke theksuar se kjo plagë e madhe e shoqërisë kosovare vazhdon të rëndojë padrejtësisht mbi familjarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një takimi me drejtorin rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, njofton zyra për informim e kryeministrit.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, u diskutua për punën e Kryqit të Kuq në Kosovës, me theks të posaçëm për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.
Drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, theksoi përkushtimin e Kryqit të Kuq për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Ai po ashtu, e njoftoi Mustafën për angazhimet tjera të rëndësishme të Kryqit të Kuq në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze