Të gjithë e dimë se jo gjithmonë ata që kanë nota të mira në shkollë janë më të mençurit, dhe mençuria vjen në forma të ndryshme – p.sh. me siguri e njihni dikë që ka nivele të larta akademike, por që i mungon inteligjenca emocionale.
Dhe, përderisa një person mund të jetë si ‘kalkulator njerëzor’, a e bën kjo gjë atë më të mençur sesa një poliglot? Shkencëtarët qe një kohë të gjatë janë përpjekur të zbulojnë një herë e përgjithmonë se cilat janë shenjat e inteligjencës së lartë dhe më poshtë iu sjellim disa nga këto shenja.
Përtacia
Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit të cilët janë tejet inteligjentë mërziten më lehtë dhe rrjedhimisht janë më të prirë të jenë më pak aktivë sepse janë më të lumtur duke shpenzuar më shumë kohë duke menduar, transmeton Telegrafi.
Mësoni nga gabimet tuaja
Njerëzit të cilët janë më të mençur se tjerët, zakonisht i pranojnë më lehtë dështimet e tyre dhe mësojnë nga to.
Shani shumë
Në vend se të jetë shenjë e fjalorit të kufizuar, sharja mund të jetë shenjë e inteligjencës së lartë – të paktën kështu thotë një studim i vitit 2015.
Qëndroni zgjuar deri natën vonë
Sipas një studimi të publikuar në “Psychology Today”, fëmijët inteligjentë kanë tendenca të qëndrojnë zgjuar deri në orët e hershme të mëngjesit.
Lexoni shumë
Jo vetëm që është mënyrë e thjeshtë për t’i zgjeruar njohuritë e përgjithshme, por hulumtimet e fundit kanë treguar se leximi e rritë edhe funksionin e memories, aftësitë komunikuese dhe përqendrimin.
Iu pëlqen humori i zi
Personat të cilët pëlqejnë të qeshin me shaka vulgare (rreth vdekjeve, sëmundjeve, pasojave të luftës, etj.), mund të jenë më inteligjentë sesa personat tjerë.
Personat inteligjentë konsumojnë alkool dhe përdorin drogë
Në vitin 2012, hulumtuesit britanikë kishin gjetur një ndërlidhje mes nivelit të lartë të inteligjencës dhe përdorimit të drogave ilegale, pavarësisht dëmeve që mund t’i shkaktojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe