Prokurori i Përgjithshëm në Shqipëri, Adriatik Llalla u shpreh për hetimin e të gjithë kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Po ashtu, kryeprokurori bëri të ditur se sot organi i akuzës i ka kërkuar KQZ-së vendimet për ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakëve të Tepelenës dhe Poliçanit. Dy zyrtarët vendorë, respektivisht, Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj rezultojnë se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit ‘për dekriminalizimin’.
“Prokuroria i ka kërkuar sot KQZ-së heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dhe Poliçanit, të dyshuar për vepra penale, të cilat ata nuk i kanë deklaruar. Njëkohësisht, ka filluar dhe procedimi penal ndaj tyre për veprën e falsifikimit të dokumentave”, bëri të ditur Llalla. Të dy kryebashkiakët janë të zgjedhur të Partisë Socialiste.
Sipas njoftimit zyrtar të organit qendror të akuzës, sektori i “Dekriminalizimit” në PP konstaton se Tërmet Peçit i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në KQZ, rezulton se është dënuar me vendim të formës së prerë, më 27 prill 2004 nga Gjykata e Tepelenës, për veprën penale të “Përdorimit të dokumentave të falsifikuar”.
Ndërsa sa i takon kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, prokuroria kërkon ndërprerjen e mandatit, pasi nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, i dorëzuar më 22 prill 2016, është konstatuar se subjekti ka deklaruar, një vendim penal të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Korçë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ku është dënuar me 3 vjet burg, një vendim të Gjykatës së Rrethit Skrapar për “Kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik”, dënuar me 10 muaj burg, dhe një vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 250 dhe 187 i Kodit Penal, dënuar me 1 vit burgim.
Gjithashtu, ka deklaruar nën pyetjen 4 të formularit se ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe ndaj tij ka pasur dy masa sigurie “arrest në burg” nga Prokuroria e Rrethit Korçë, dhe ajo e Rrethit Skrapar, për veprat penale për të cilat është dënuar më pas me vendime të formës së prerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë