LAJMI I FUNDIT:

Basha: Në shesh derisa të ikë Edi Rama

Basha: Në shesh derisa të ikë Edi Rama

Opozita do ta ndalë qëndrimin e saj në çadrën e protestës vetëm pas largimit të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa komentoi në ditën e 24 të protestës shkarkimin e ministrave Tahiri dhe Beqja, Lulzim Basha tha kërkesa e demokratëve mbetet vetëm një: garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike.

“Ne e dimë se Saimir Tahiri shërbeu denjësisht për kriminalizimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, çka solli kanabizimin e vendit dhe ngritjen e kriminelëve në fron. Ilir Beqaj shërbeu përulësisht për krimin më të rëndë, shpenzimin e parave të taksapaguesve shqiptarë që duhet shkonin për shëndetin e të sëmurëve, e pacientëve, e familjarëve tanë, e fëmijëve tanë në xhepat e dy apo tre oligarkëve të lidhur drejtpërdrejtë me pushtetin. Sa nuk është vonë, mos u fshih pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve fasadë të shërbëtorëve të tu. Ndaj flijimi i tyre, largimi i çirakëve, jo vetëm nuk na shtendos nga qëndrimi që kemi mbajtur, por na inkurajon për t’i shkuar deri në fund betejës që kemi nisur”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha tha se në republikën e re, opozita do të ketë një rol të ri.


“Në Republikën e Re, opozita e re do të ketë rolin e shenjtë të kontrollit dhe kufizimit të pushtetit të mazhorancës së re, përmes të drejtave institucionale, përmes një Parlamenti që funksionon, përmes një Kushtetute që mundëson kontrollin dhe balancën reale të pushtetit, përmes një përfaqësimi të vërtetë të qytetarëve që do të thotë jo noter i kryeministrit, por noter i qytetarëve dhe ditë për ditë, përballë kryeministrit e përballë ekzekutivit. Kjo është detyra e Parlamentit të ri në Republikën e Re”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori