LAJMI I FUNDIT:

Çifti me klip dhe set të veçantë, për foto të e martesës zgjedhin Brezovicën – rrëfimi interesant për prapavijën e kësaj ideje të bukur (Foto/Video)

Çifti me klip dhe set të veçantë, për foto të e martesës zgjedhin Brezovicën – rrëfimi interesant për prapavijën e kësaj ideje të bukur (Foto/Video)

Një çift ka vendosur që fotografitë para martesës t’i bëjë në Brezovicë në kohën kur atje toka ishte e mbuluar me borë. Kjo nuk e ka penguar nusen me fustan të bardhë dhe dhëndrin me kostum që të bëjnë poza romantike, të vrapojnë nëpër borë, të skijojnë dhe të kënaqen në këtë set fotografik.

Çifti në fotografi janë Olsi Beçi dhe Ariola Spahiu, të cilët kanë marrë urime të shumta dhe janë përgëzuar nga komentuesit për këtë ide origjinale të fotografimit. Ata kanë realizuar edhe një video si një kujtim të bukur që e kanë ndarë me miqtë e tyre.

Për më shumë, Olsi është një fotograf i njohur dasmash në Shqipëri, ndërsa nuk ka dyshim se idenë më të bukur e ka realizuar për dasmën e tij.


Mirëpo, e bukura qëndron edhe pas këtij seti. Dasma e Olsit dhe Ariolës nuk ishte e zakontë. Në një rrëfim për Telegrafi, dhëndri ka treguar prapavijën e kësaj ideje të bukur.

Një set tejet i veçantë (Facebook/Olsi Beçi)

“Në fakt nuk donim të bënim dasmë, meqë kemi një vajzë që mbushi një vjet, donim të festonim vetëm ditëlindjen e vajzës. Dhe pastaj menduam meqë njerëzit do t’i ftojmë, jemi që jemi, bëjmë dhe një dasmë. Pasi na qëlloi në muaj dimri dhe meqë unë kam një kompani që merrem me realizime foto dhe video dasmash, për veten time doja të beja diçka ndryshe. Ne shkojmë çdo vit për pushime në dimër në vende që bëhen ski për faktin se në verë e kam të pamundur të bëj pushime prej llojit të punës që kam. Dhe meqë ski bëjmë çdo vit thamë ta shfrytëzonim për të realizuar videoklipin e dasmës tonë”, ka rrëfyer Olsi në një prononcim për Telegrafin.

Se a do ta bënte sërish diçka të tillë, Olsi thotë: “Jo. Do shumë guxim dhe duhet të jesh i kalitur mirë, sepse nuk e ke luksin të veshësh rroba të trasha nëse do që të bësh i veshur me kostum dhe me fustan në një lartësi prej 1.750 metrash mbi nivelin e detit. Ne ishim të vetëdijshëm që do të sëmureshim dhe vendosëm ta bënim në fillim të muajit videon që të kishim kohë të shëroheshim dhe të ishim gati për dasmën në fund të muajit”.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, e martoi çiftin (Facebook/Olsi Beçi)

Edhe dasma e çiftit ka qenë e veçantë: “Dasmën e bëmë te hotel ‘The Plaza’. Ceremoninë e martesës na celebroi kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Dasma u bë me katering në mënyrë të tillë që njerëzit të hanin çfarë të donin sa herë të donin, dasma u bë me muzikë live, me muzike rock, latino amerikano, hip-hop, ishte më shumë një ‘party’ sesa një dasmë”. /Telegrafi/

Arjola & Olsi 25.02.2017 from Olsi Beçi on Vimeo.

Çifti në dasmën e tyre (Facebook/Olsi Beçi)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Magazina
Loredana e puth pranë buzës, Jozi

Loredana e puth pranë buzës, Jozi "shtanget" - momente intime mes dyshes në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri

G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri

Magazina
Kalo në kategori