Në kuadër të aktivitetit të përbashkët të promovimit të tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë, sot në Sarandë u mbajt takimi i përbashkët i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, me përfaqësuesit e bizneseve kosovare.
Siç njofton Zyra e MTI-së, kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florijana Koka, vlerësoi lartë nevojën e bashkëpunimit institucional dhe në mes të bizneseve, në fillimin e plasimit të produkteve kosovare në bregdetin shqiptar dhe anasjelltas.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, e vlerësoi të nevojshëm bashkëpunimin e dy shteteve në nxitjen e investimeve të huaja, për të ndikuar në zhvillimin e turizmit në tregun e përbashkët në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, potencoi se përmirësimi i ambientit të biznesit ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Është mese e domosdoshme të punohet në rritjen dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare përmes bashkëpunimit komplementar, në mes të institucioneve shtetërore dhe vetë bizneseve, duke krijuar raporte të partneritetit kontraktual. Në këtë proces, është e rëndësishme të punohet edhe në bashkëpunimin e avancuar doganor dhe në ngritjen e cilësisë së produkteve dhe certifikimin e tyre sipas standardeve evropiane”, tha ajo.
Përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan lartë këtë organizim dhe nevojën e krijimit të lehtësirave për plasimin e produkteve në tregun e përbashkët të të dyja shteteve. Gjatë ditës janë realizuar disa vizita në qendrën e depurimit të midhjes, impiantet e firmës “Mane” në ekonominë e rritjes artificiale të peshkut si dhe plantacionet me agrume. Në fund të vizitës janë lidhur disa kontrata në mes të bizneseve dhe prodhuesve të bimëve mjekësore, sektorit të prodhimit të verërave, si dhe në fushën e hotelerisë dhe turizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës