LAJMI I FUNDIT:

Vendi ku braktisen super-veturat e vjetra apo të dëmtuara (Video)

Vendi ku braktisen super-veturat e vjetra apo të dëmtuara (Video)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është filmuar vendi ku dërgohen super-veturat e vjetra apo të dëmtuara rëndë, që nuk ia vlen të riparohen. Mirëpo, pjesët e tyre mund të jenë shumë të vlefshme për modelet tjera, të cilave mund t’ju zëvendësohen, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet hapësira në Sacramento ku shfaqen pjesë kryesisht nga Ferrari, por nuk mungojnë as Lamborghini apo Maserati.


Filmimi shfaqë makinat komplete, si dhe pjesët e tyre të shkëputura, të bëra gati që të shiten për ato që janë në nevojë.

Meqenëse në këtë vend ka vetura shumë të vjetra, frekuentohet nga riparuesit e shumtë, që ia marrin strukturat për të punuar modele tjera. /Telegrafi/