LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i PSG-së konfirmon qëndrimin e Emeryt

Presidenti i PSG-së konfirmon qëndrimin e Emeryt

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka folur rreth trajnerit të skuadrës së tij, Unai Emeryt, ku e ka konfirmuar përsëri si trajner.  

Kampioni aktual i Francës përjetoi një shok të vërtetë në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Barcelona, edhe pse në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat të thellë 4-0.

Barcelona në ndeshjen e kthimit arriti t’i shënoj gjashtë gola skuadrës franceze, duke shënuar rikthimin më të madh në Ligën e Kampionëve, duke gozhduar kështu futbollistët dhe trajnerin e skuadrës.

Emery: Vendimet e gjyqtarit na ndëshkuan, dy penalti për ta dhe neve na u mohua një
Lexo po ashtu Emery: Vendimet e gjyqtarit na ndëshkuan, dy penalti për ta dhe neve na u mohua një

Për trajnerin Emery u flit shumë për një shkarkim të tij nga PSG, por presidenti i klubit, Al Khelaifi, e ka konfirmuar përsëri si trajner duke theksuar se skuadra e tij nuk po mendon për ndryshime.

“Ka pak ekipe që janë në gjendje të mundin Barcelonën 4-0. Kemi një trajner që ka fituar tre trofe evropianë radhazi dhe mendoj se në botën e futbollit kemi fituar respektin e të gjithëve”, ka thënë fillimisht Al Khelaifi.

“Do të ishte diçka e gabuar nëse do të mendonim të ndërprisnim projektin pas kësaj disfate të rëndë”.

​"Barça-PSG, sfidë e çmendur, Emery ishte në listë për trajner te Milanit"
Lexo po ashtu ​"Barça-PSG, sfidë e çmendur, Emery ishte në listë për trajner te Milanit"

“Edhe klubeve të tjera në Evropë ju është dashur shumë kohë pasi kanë ndryshuar pronarë për të arritur te fitoret”.

“Forca e një klubi të madh është ajo për të ruajtur gjakftohtësinë edhe në momentet më të vështirë dhe të mos mendojë për ndryshime të menjëhershme”. Përfundoi sheiku i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Telegrafi bashkon forcat me Patos, Ulker dhe Gold Harvest për EURO 2024 - si çdoherë, mbulim mediatik tjetër nivel

Telegrafi bashkon forcat me Patos, Ulker dhe Gold Harvest për EURO 2024 - si çdoherë, mbulim mediatik tjetër nivel

Përfaqësueset
Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Përfaqësueset
Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse në Euro 2024, Gjermani - Skoci:

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse në Euro 2024, Gjermani - Skoci:

Përfaqësueset
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Përfaqësueset
Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

La Liga
Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Manchester United bën ofertën e parë zyrtare për top yllin e Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori