Në ditën e 22-të të protestës së opozitës, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani. Ai e quan kërcënim deklaratën e kreut të qeverisë për të integruar Shqipërinë “sa nuk është vonë”.
“Dje në një tur që na e shet si vizitë shtetërore, Ed mashtruesi na paska thënë integrim para se të jetë vonë. Mos ju duket gjë si kërcënim? Kë kërcënon ky, Gjermaninë, Evropën? Më integroni para se të jetë vonë? A i ke bërë detyrat e shtëpisë o Ed Mashtruesi? A e ke luftuar krimin? Jo. E ke marrë dhe e ke ulur në Parlament. Nëse të bëhet vonë për shqipërinë, dhe integrimin jep dorëheqjen para se të jetë vonë. Largohu dhe hapi rrugë qeverisë teknike si garancia e vetme që kjo lëvizje popullore do të pranojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.
Pas 18 shkurtit tha Basha shqiptarët e kanë mposhtur frikën, dhe i vetmi që ka frikë është Edi Rama. “Sot shqiptarët e kanë vrarë frikën, kurajo qyetare është ngritur kudo. Ka frikë akoma, po e dini kush ka më shumë frikë sot se përpara 18 shkurtit? Qeveria me në krye Edi Ramën janë sot lepujt e vërtetë të Shqipërisë, sepse shqiptarët janë ngritur, Shqipëria është ngritur të gjithë jemi ngritur bashkë. Ndryshimi tashmë ka mbërritur, 18 shkurti është dita kur Shqipëria ka nisur ndryshimin pa kthim. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe ndershme do të garantojmë që të mos kthehemi në Shqipërinë e para 18 shkurtit. Prej ditës së parë që ulet në karriget e pushtetit e deri ditën e fundit në çdo demokraci nuk është populli që ka frikë qeverinë, po është qeveria që ka dhe do të ketë frikë popullin. Prandaj kjo betejë bëhet që Shqi[përia të arrij këtë standard njëherë e mirë”, vijoi Basha.
“Drejtësi e vëretë do të thotë gjyqtarë e prokurorë në shërbim të ligjit dhe jo pushtetarëve të korruptuar të lidhur me krimin. Shteti ligjor do të thotë garanci të hekurta për çdo qytetar të republikës së re kur të gjithë trajtohen të barabartë para ligjit. Këto tre janë shtyllat, themelet e Shqipërisë Eveopiane”, tha më tej kreu i PD-së. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A