LAJMI I FUNDIT:

Analisti serb: Krijimi i ushtrisë përmbyll shtetësinë e Kosovës (Video)

Analisti serb: Krijimi i ushtrisë përmbyll shtetësinë e Kosovës (Video)

Kosova ka nisur planet për formimin e ushtrisë së saj. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë ato që aktualisht njihen si Forca e Sigurisë.

Nga struktura FSK ngjan me një ushtri. E vetmja gjë që e dallon është emri. Por reagimi i Beogradit është i menjëhershëm në këtë temë.

Pas bisedave të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi edhe NATO.


Në Serbi u tha se Aleanca Euro-Atlantike është kundër. Serbia nuk përmend FSK-në si ekzistencë. Për Kosovën, ky është vetëm një transformim.

Analisti ushtarak, Aleksandar Radiç thotë se kundërshtimi nga Serbia vjen për shkak të statusit që kjo do të krijonte.

“Ushtria e Kosovës do të ishte element që përmbyll shtetësinë. Serbia ka bërë fushatë kundër pushtetit të shqiptarëve në çdo institucion, luftë diplomatike kundër anëtarësimit në UNESCO dhe në asocicacionet sportive. Nëse ekziston ushtria e Kosovës është vështirë të thuhet se nuk ekziston shteti, pasi mbrojtja është një prej gjërave më të rëndësishme”, deklaron Radiç.

Serbia, përkundër bashkëpunimit, është kundër inkuadrimit në NATO. Por kësaj radhe Aleanca konsiderohet si mbrojtëse. Paktet e luftës janë argumente të Serbisë.

“Edhe vendet e NATO-s, që kanë mbështetur pavarësinë, kanë qëndrim se nuk mund të formohet ushtria pa ditur fundin e aktiviteteve të tyre. Kemi edhe një situatë paradoksale pasi shumica e serbëve kanë qëndrim negativ ndaj NATO-s, por qeveria kërkon qëndrimin e NATO-s në Kosovë”, thotë Radiç.

Kritikat ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë nuk kanë munguar. Por serbët shprehin besimin vetëm tek NATO, sidomos kur bëhet fjalë për veriun. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori