LAJMI I FUNDIT:

Zvërlevski: Do të mbështetet kushdo që lufton kriminalitetin e organizuar

Zvërlevski: Do të mbështetet kushdo që lufton kriminalitetin e organizuar

Ne do ta mbështesim secilin që ka për qëllim luftën kundër kriminalitetit të organizuar, deklaroi kreu i Prokurorisë Publike Themelore, Marko Zvërlevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ta komentuar punën e deritanishme të PSP-së.

“Nuk kam ndonjë mendim të veçantë. Ligji për formimin e PSP u miratua ashtu siç u miratua. Ne ligjet i respektojmë dhe normalisht se ne do të mbështesim secilin që ka për qëllim të luftojë kundër kriminalitetit”, tha për TV21 Marko Zvërlevski, Kryetar i PTHP-së.

Zvërlevski nuk komentoi se a duhet të vazhdohet mandati i prokurorisë speciale. Në pyetjen për shfrytëzimin e bisedave të përgjuara si prova materiale në procedurë gjyqësore, Zvërlevski thotë se cilado provë që mund të jetë e paligjshme, nga ana e ekspertëve interpretohet dhe vështrohet nga prizmi i teorisë, praktikës dhe ligjshmërisë.


Kryetari i Shoqatës së të drejtës penale dhe kriminologjisë, Tërpe Stojanovski thotë se PSP duhet të marrë mbështetje nga institucionet, sepse sipas tij kjo prokurori paraqet instrument për stabilizimin e gjendjes sa i takon sundimit të së drejtës.

“Përveç Prokurorisë së rregullt, është Prokuroria Speciale ajo që me përkushtim të madh dhe entuziazëm punon për të siguruar dhe dëshmuar prova, të cilat janë nën kompetencë të tyre dhe të cilët meritojnë mbështetje, për shkak se ato janë një instrument i cili kontribuon për stabilizimin e gjendjes në sferën e së drejtës”, tha Tërpe Stojanovski, Kryetar i SHDPK-së.

Funksionimi efikas i së drejtës penale dhe përdorimi dhe vërtetimi i provave si bazë për vërtetimin e së vërtetës dhe drejtësisë, ishin tema kryesore të debatit të sotëm i organizuar nga Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji. Në debat morën pjesë profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM dhe të ambasadës amerikane në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori