LAJMI I FUNDIT:

Në lumin Bregallnica konfiskohen 26 rrjeta të paligjshme peshkimi

Në lumin Bregallnica konfiskohen 26 rrjeta të paligjshme peshkimi

Shërbimi i rojes së peshkimit i Shoqatës së peshkimit sportiv ”Bregallnica” në Shtip ka konfsikuar sot 26 rrjeta peshkimi në ujrat e lumit Bregallnica, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, shërbimi i rojes së peshkimit, peshkatarët e paligjshëm nuk janë kapur, por peshku i kapur që ishte nëpër rrjeta është lëshuar në ujë përsëri, kurse rrjetat janë konfiskuar.

Shoqata e peshkimit thotë se do të vazhdoje me veprimtarinë që e ka marrë për sipër me një hap më të shtuar për t’i dhënë fund peshkimit të paligjshëm që shkakton dëmtimin e madh të fondit të peshqve në lumin Bregallnica.


Sipas rregulloreve ligjore, nëse një peshkatar i paligjshëm kapet në vendin e ngjarjes, atëherë duhet të gjobitet nga 500 e deri më 1000 euro./Telegrafi/