LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Ulja e papunësisë është meritë e OBRM-PDUKM-së (Foto)

Gruevski: Ulja e papunësisë është meritë e OBRM-PDUKM-së (Foto)

Pas publikimt të të dhënave të fundit rreth papunësisë në Maqedoni, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ai shkruan se kriza politike ka penguar për uljen edhe më të madhe të papunësisë. Ndërsa, meritat për këto statistika që sipas tij, janë arritje e madhe, janë meritë e qeverisjes së partisë së tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

23.1% e popullsisë së Maqedonisë janë të papunë
Lexo po ashtu 23.1% e popullsisë së Maqedonisë janë të papunë

“Kjo është shumë domethënëse, pasi ulja e papunësisë ka ndodhur në kushte jashtëzakonisht komplekse ekonomike dhe politike në vendin tonë. Kjo rrënie do të ishte edhe më e madhe, nëse mbaronte kriza politike. Ndryshe, kemi rënie prej mbi 14% të papunësisë, nga 38% në 2005, në 23,1%, ose mbi 170 mijë vende të reja pune që janë hapur gjatë periudhës kur OBRM-PDUKM-ja kishte përgjegjësinë për të udhëhequr shtetin. Për këtë arsye është e nevojshme të mbaron kriza politike dhe kjo mund të bëhet përmes zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkruan mes tjerash Gruevski./Telegrafi/